Hilsn

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito japin LAJMIN E MADH dhe të PAPRITUR për ndjekësit!

Çifti i njohur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë nisur zyrtarisht xhirimet për filmin e tyre të ri.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari, përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, duke emocionuar fansat që prej kohësh prisnin të shihnin projektin e shumëpërfolur të dyshes.

Në video, Luizi tregon se janë plotësisht të përkushtuar ndaj rolit dhe angazhimit të tyre në këtë projekt kinematografik.

Ky është bashkëpunimi i parë i çiftit pas eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, e cila i ktheu në një nga dyshet më të komentuar në publik.

Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke pritur me padurim daljen e filmit në kinema.

 

 

×