Tashmë është zyrtare! Fituesi ikonik i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.
Top Channel ka publikuar pak minuta më parë pamjet e para ekskluzive, ku këngëtari shfaqet i ulur në dhomën e rrëfimit, vendin ku dhuroi disa nga momentet më të paharrueshme të lojës së tij.
Pa humbur kohë, Luizi ka lëshuar “bombën” e parë ndaj banorëve aktualë, duke bërë të qartë se prezenca e tij ndryshon gjithçka.
“Tani luftohet vetëm për vendin e dytë,” dëgjohet të thotë ai në video.
Kjo deklaratë plot vetëbesim ka ndezur menjëherë rrjetin, duke lënë të kuptohet se hyrja e tij – qoftë si lojtar apo me mision special – do të përmbysë hierarkinë e shtëpisë dhe do të rikthejë protagonizmin absolut.
View this post on Instagram





