Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se tashmë ka gati katër këngë. Ai thotë se meqë po vjen shtatori me ndryshimin e kohës do të vijnë edhe baladat.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 thotë se po vjen edhe një bashkëpunim me Teuta Selimin. Për këtë, ai ka falënderuar Fifin që i ka shkruar tekstin dhe ka bërë muzikën e këtij projekti.
“Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”,
u shpreh ai, duke thënë “është një duet me Teuta Selimin, teksti Fifi, muzika 90 për qind Fifi dhjetë për qind unë”.