Lumë Luna për këtë baba/ Luiz Ejlli bënë GJESTIN dhe DHURATEN kaq të bukur e unike për të voglen e tij!

0

Luiz Ejlli, ka bërë një gjest prekës për vajzën e tij, Luna Marit. Ai ka realizuar një tatuazh mbresëlënës në krah,

 

 

ku shfaqet portreti i vajzës së tij të vogël, e vendosur brenda një ene të mbajtur nga duar simbolike, me një pemë të fuqishme në sfond, që simbolizon jetën dhe lidhjen e përjetshme.

Ky tatuazh artistik ka ngjallur emocione te fansat e Luizit, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën unike dhe prekëse të shprehjes së dashurisë për Luna Marit.

 

Nëpërmjet këtij tatuazhi, ai ka dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me vajzën e tij, duke e përjetësuar atë në lëkurën dhe zemrën e tij.

×