Mjeku Ylli Merja ka treguar një recetë që sipas tij ndihmon në heqjen e dhjamit te njerëzit.
Komentet Merja i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se një përzierje mes specit djegës, uthullës dhe kripës është e mrekullueshme për shkrirjen e dhjamit dhe një lëkurë fëmijënore.
Ai tha gjithashtu se pasi të përdoret kjo ‘recetë’, në fund nevojitet edhe një shpëlarje me ujë të ftohtë.
“Shkrin dhjam nga trupi. Uthull, spec djegës, një lugë çaji me kripë, pak ujë, e lëmë 2-3 ditë të qëndrojë, e marrim pastaj, e tundim 2-3 herë gjatë ditës, lyejmë trupin dhe mbështillemi me atë plastmasin. Uthulla e mollës së egër është e mrekullueshme.
Lëkura vetëm bëhet pak e skuqur. Fillon të shkrihet dhjami dhe lëkura bëhet më fëmijënore. Bëhen një mori kimikatesh që godasin mbi këto celulite.
Bëjmë dhe një shpëlarje me ujin e ftohtë në fund dhe është mrekulli. Sikur të bëjmë këtë dhe atë skrapin që unë përmenda, këto të dyja janë të mrekullueshme për një lëkurë fëmijënore”, tha Merja.