Pas një komenti që Ledion Liço bëri në “Post Big Brother VIP”, ku përmendi në mënyrë ironike Xum Allushin, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Xumi thekson se gjatë gjithë qëndrimit në “Big Brother VIP” ka treguar respekt për të gjithë, nga i pari te i fundit.
Ai shprehet se nuk i duket e drejtë që puna dhe përpjekjet e tij të përmenden në mënyra që cënojnë integritetin personal dhe profesional.
Mirëpo në mbyllje të reagimit të tij, Xumi nuk ia ka kursyer edhe një thumb Ledionit.
“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmend biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë.
Të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime nuk ua toleroj. Proteinat janë suplement ushqimor i provuar shkencërisht, i miratuar dhe i certifikuar. Unë kam derdhur djersë, sakrificë dhe mund për të arritur këtu ku jam.
Unë s’di të kem ofenduar as të hedhur kunja për asnjë njeri, madje madje kam treguar respekt çdo moment dhe mirënjohje, dhe kam dhënë atribute.
Por si dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lekë në të ardhmen.”
Ndërsa në një tjetër postim, Xumi shprehet: “Armikun fale por mos ia harro emrin. Por kur emrin ta ka dhënë tjetër kush, s’ke çfarë emri të të harrosh ty”.