Hilsn

Mbrëmje e trishtë! Aksident me vd*kje në vend, automjeti i merr jetën këmbësorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Levan-Vlorë ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

 

Për shkak të plagëve të marra në trup, personi në fjalë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

×