Shqiptari Jani Zoto, 54-vjeç, i cili u akuzua për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, ka folur së fundmi për median greke Protothema.gr.
Ai ka thënë: “askush nuk më besonte se isha i pafajshëm, më futën në burg padrejtësisht”.
“Në fund të fundit ka një Zot. Zoti pati mëshirë për mua dhe më ndihmoi të zbulohej e vërteta. Në të vërtetë, tani mund të them se ndihem i shfajësuar pas shumë vuajtjeve.
Askush nuk më besonte se isha i pafajshëm. Të gjithë menduan se e vrava dhe më futën në burg padrejtësisht”, tha Zoto.
Zoto po ashtu ka rrëfyer edhe për 3 vitet që ka kaluar në burg. Ai tha “kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime, nuk ka gjë më mizore se të quhesh vrasës pa kryer asnjë krim”.
“Tre vite të jetës sime i kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të quhesh vrasës pa kryer asnjë krim. Ndjeva se po më shkatërrohej nderi dhe dinjiteti dhe nuk mund të bëja asgjë. Fëmijët e mi u mërzitën kur dëgjuan se babai i tyre ishte një vrasës”, tha Zoto.
Po ashtu ai shtoi: “Kjo grua ishte shoqja ime, unë jetoja me të dhe nuk mund të dëmtoja dikë. Dua të vazhdoj jetën time dhe të lë pas këtë makth që do të më shënojë përgjithmonë”.
Sipas zbulimit të gazetës “Demokratiki”, një pakistanez i arrestuar korrikun e kaluar në Gjermani për vjedhje dyqanesh është autori i vrasjes së 43-vjeçarit. Zbulimi u bë nga gjurmët e pëllëmbës së tij, ku më pas pasoi në rrëfimin e krimit.