Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat për kërcimin e natës së dytë, ku për herë të parë do të ketë një eliminim.
Në përmbledhjen ditorë të transmetuar këtë të martë në Top Channel, duket Fifi që ndihet e lodhur dhe partneri i saj, Graciano, përpiqet ta motivojë. Në fillim, duke i masazhuar trupin dhe më pas duke i dhënë kurajo: “E di që je e lodhur, e di që të dhemb shpirti, por jepi forca”.
Forcën, artistja e gjen te kënga dhe rinisi provat duke kënduar një nga këngët e saj. Por, pas disa orësh, për shkak të padjeshkave dhe rrotullimeve që janë pjesë e koreografisë, Fifi ndërpreu provat për shkak të marramendjeve.
Fifi: Tetë herë rrotullim! Nuk po shoh
Graciano: Hë se kalon
Fifi: Ç’desha unë që erdha këtu
Graciano: Zanat i vështirë
Fifi: Doja padjeshka unë
Graciano: Pse të mos i bësh, çfarë të mungon
Fifi: Kurrgjë
Graciano: Asgjë nuk të mungon!
Fifi: E di çfarë kuptova, që paskam tru
Irgeni ankohet për faktin se partnerja e tij, Joana, është shumë e rreptë gjatë provave.
Irgeni: Ty do të të brejë ndërgjgja për mënyrën si sillesh me mua
Joana: Pse, si do ecsh ndryshe
Irgeni: E di, e di…
Joana: Po ti nuk më le të mbaroj deri në fund. Nuk flas më tani! Bëje vetë.
Irgeni: Mirë, e ke problem të dalësh pak jashtë
Joana: Vazhdo bëje tani…
Irgeni: Na fal, na fal
Edhe Roerdi, thotë se nuk po e duron dot presionin nga Ensa, që ka një disiplinë shumë të rreptë.
Roerdi: Nuk po e duroj dot këtë presion
Ensa: Më lodhe po ec. 1, 2, 3… me hapa të gjatë! Mos u var se më lodhe
Roerdi: Po nuk po varem
Ensa: Je shumë i rëndë
Roerdi: Dua dy minuta pushim. Më ngriti ‘zgupthi’ mua
Ensa: Më lodhi vërtet! Në vend të më mbajë ai, e mbaj unë