Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Më fal mami dhe babi, më falni dhe ju…’ 17 vjecari nga Gjirokastra që i dha fund jetës ka lënë një letër lamtumire?

April 21, 20252 Mins Read Të Fundit

Një letër ku i kërkonte falje të gjithëve është lënë nga 17-vjeçari Vehip Peçi, para se ky i fundit të ndërmerrte aktin tragjik duke i dhënë fund jetës në dhomën e banesës së tij.

I riu nga Gjirokastra, me nota të shkëlqyera në mësime, një ditë më parë u gjet i varur nga familjarët. Ndonëse ata e dërguan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastër, ai nuk arriti të mbijetonte dhe mjekët konfirmuan se 17-vjeçari kishte ndërruar jetë para se të mbërrite te bluzat e bardha.

Prej kohësh ai ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike dhe shqetësimin mësohet se ia kishte treguar edhe miqve të tij. Burime për mediat bëjnë me dije se 17-vjeçari kishte paralajmëruar aktin tragjik dhe ia kishte rrëfyer mendimet që i qarkullonin në kokë miqve të tij më të afërt, por këta të fundit asnjëherë nuk e kishin menduar se shoku i tyre do të ishte i aftë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Ndërkohë, që në dhomën e 17-vjeçarit grupi i hetuesve ka gjetur disa shënimet të tija ku dhe i kërkonte falje prindërve, mësuesve, psikologes që e ka trajtuar, madje dhe miqve të tij, për shqetësimet që mendonte se i kishte shkaktuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme 20 prill, ku rreth mesditës familjarët e gjetën të varur 17-vjeçarin. Ai jetonte në një shtëpi të vogël në fshatin Valare së bashku me të ëmën, dhe dy motrat, pasi babai shkonte në emigracion për t’iu siguruar atyre të ardhura.

Familja Peçi kishin jetuar një periudhë të shkurtër në qytetin e Sarandës, para se të zhvendoseshin në fshatin Valare. Thuhet se i mituri edhe kur ishte në Sarandë, gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare, bullizohej vazhdimisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Ky fakt ishte kthyer në shqetësim për vetë të miturin, por edhe familjarët e tij, të cilët më pas u detyruan që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.

Gjithashtu, ai vazhdonte studimet në shkollën “Siri Shapllo” në Gjirokastër dhe mësohet se ishte një nxënës me nota të larta.

Kujtojmë se gjimnazi në të cilin adoleshenti shkonte nuk është një emër i panjohur. Pasi jo më larg se dy muaj më parë, një nxënëse e të njëjtës shkolle, 17-vjeçarja Irsa Muçollari vrau veten pasi kishte rënë pre e bullizimit.

Nuk dihet nëse edhe Vehip Peçi bullizohej në ambientet e këtij institucioni apo jo. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

te fundit vdekje Vehip Peçi
Previous ArticleE pabesueshme! Nuk e merrni dot me mend se sa mbrapa e la Luizin, Gjesti thyen rekordin e…
Next Article Moti bënë kthesën drastike, Hakil Osmani jep lajmin e madh ‘Rrebeshe shiu deri në…’
Të Fundit

A jeni gati për këtë sfidë? Ja cfarë ju pret në mbrëmje sipas yjeve

June 8, 2025

Në mes të koncertit dhe para të gjithëve, Gjesti puth Eglin! (Video)

June 8, 2025

E Diela nis me aksident të frikshëm! Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me dy të tjera (Video)

June 8, 2025
ShowBizi

E bënë Gjesti: realizon ëndrrën e fansave, e puth Eglin në koncert

June 8, 2025

Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

June 8, 2025

Ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

June 7, 2025
Horoskopi

A jeni gati për këtë sfidë? Ja cfarë ju pret në mbrëmje sipas yjeve

June 8, 2025

Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

June 8, 2025

Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

June 7, 2025
Këshilla Shëndeti

Vuani nga variçet? Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja kura me përbërës natyral që bën ‘mrekullinë’ dhe shmang…

December 18, 2024

Si të eliminoni dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Ylli Merja jep kuren me hither: Nëse jeni duke përdorur…

March 1, 2025

Ylli Merja: Si të kuroni alergjinë me qumësht blete e propolis: Qumështi i bletës luan një rol kyç në…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.