Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi në rrjetet sociale po qarkullonin disa mesazhe, ku thuhej se fituesi i Big Brother po “ngacmonte” një vajzë nga Kosova.
Në rrjetet sociale qarkulluan disa mesazhe, por edhe një mesazh zanor, ku Luizi pretendohet se fliste me një vajzë.
Mirëpo nuk kishe se si të mungonte dhe një reagim ironizues nga vetë Luizi. Ai ka postuar një video në Instagram, ku pyet nënën se çfarë kënge të bëj të radhës.
Nëna i këkron një këngë për Krishtlindje me motër Vjolentën, ndërsa ky i fundit me ironi thotë se nëse i shkruan asaj për këngën më pas do të thonë se flet dhe me murgeshat.