Avdul Cullhaj, i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një automjet në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje, ka ndërruar jetë në spital.
87-vjeçari po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën me një tufë drush në shpinë, kur u përplas nga makina.
Ai nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar
automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Albeu.com