“Më pak burokraci, më shumë siguri!”/ Rama jep njoftimin: Që nga 1 gushti…

0

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se që nga 1 gushti, receta mjekësore vjen në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin.

Rama ka postuar një video për të cilë thotë se ky ndryshim prezantohet me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve dhe se vjen dëshmia për një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor.

Sipas tij formati i ri i recetave mjekësore sjell më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët dhe trajtim dhe ndjekje më e saktë.

POSTIMI:

Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor:

Që nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin

Më shumë siguri për pacientët

Më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët

Trajtim dhe ndjekje më e saktë

×