Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka folur hapur në “Dalina Show” për marrëdhënien e saj me Gjestin, duke e cilësuar lidhjen si “lojë” dhe duke theksuar se nuk ishte kurrë dashurore, por vetëm shoqërore.
Egli pranoi se Gjestin e donte “si njeri”, por se ai nuk e frymëzonte në mënyrë romantike. Ajo u shpreh se kalonte mirë me të dhe ai e bënte për të qeshur, duke e ndihmuar të kalonte kohën brenda shtëpisë.
Ajo shtoi se për një moment edhe vetë ajo ka jetuar “në deluzion”, por tashmë e sheh realitetin ndryshe.
Egli, e cila deklaroi se është “single”, konfirmoi se lidhja me Gjestin është mbyllur dhe nuk ka më as numrin e tij të telefonit.
Ajo pranoi se ndoshta do t’u thyejë zemrën disa njerëzve, por shtoi se nuk duhet të jetojë më në deluzion
Deklarata e Eglit:
“Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.
Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë. Rasti që je duke folur, ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.
Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.
U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.”