Shahrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia në Serbi,
pasi dyshohej se ishte autori i vrasjes së një efektivi serb, ka folur në një lidhje ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania.
Ajo ka treguar vuajtjet e të birit, ku sipas saj, ai në burgje flinte në krevat betoni dhe e lidhnin edhe me zinxhirë.
Foli me Faton Hajrizin në natën kritike, gazetari Arsim Lani rrënqeth me rrëfimin e tij: M`u dhimt shumë, e ndjeva veten fajtor
Mediat serbe publikojnë videon, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej
“Dosja” e Faton Harizaj që u vra nga policia serbe! Si u arratis në mënyrë
“spektakolare” disa herë nga burgu
Shahrije Harjrizi tha gjithashtu se Fatoni e donte shumë lirinë, por liria iu mohua.
“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin në 1 korrik deri në 3 korrik që erdhi në vikend.
Ka qenë shumë i rregullt, por nuk ka pasur drejtësi për të. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan.
Shprehte shqetësime edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zinxhir. Ka fjetur në krevat betoni”, tha e ëma e Fatonit.