Media në Zl! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur shqiptar, për vite me rradhë drejtoi…

0

Një lajm i trishtë ka ardhur nga juglindja e Shqipërisë, nga qyteti i Korçës.

Gazetari dhe mësuesi i njohur, Vehbi Furxhi ka ndërruar jetë këtë të shtunë në moshën 84-vjeçare.

Për të gjithë që e njohën, ai ishte korçari i mirë që përgjatë gjithë jetës së tij nuk u ndal të bënte atë që kishte pasion, të shkruarin dhe shpërndarjen e dijes në brezat e ardhshëm.

Për shumë vite Vehbi Furxhi ka qenë një nga drejtuesit e kulturës në qytetin e Korçës dhe më vonë, për disa vite më radhë mbajti postin e drejtorit të Radio Korçës.

Më pas, deri në moshën kur doli në pension ai ka ushtruar profesionin e tij si mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore.

×