Nga Neda Balluku
“Babi hapi derën dhe hyri në dhomë shumë ngadalë, por unë u zgjova. E pashë hijen e tij të lëvizte nëpër dhomë dhe u gëzova nga mendimi se mos mbase erdhi për të më puthur ballin, sepse nuk më puthi para se të flija. E thirra “ba” me zë të ulët sepse nuk doja të zgjoja katër motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Kur ata zgjohen më takon mua t’i tund, tu flas, tu këndoj derisa t’i zërë edhe një herë gjumi e nëse nuk ndodh, dhe ata zënë të qajnë, mami më dënon përherë mua.
Babi u afrua dhe vuri gishtin mes buzëve të tij për të më kërkuar të heshtja. Dhe pastaj e vuri mes buzëve të mia.
Gjithçka që ndodhi më pas nuk kuptoja përse duhej të ndodhte sepse mua nuk më pëlqente dhe nuk i doja ato përqafime. Unë doja një puthje në ballë nga babi im. Doja edhe të më thonte se më donte shumë. Sa herë më jepte përqafimet që nuk doja me thonte se më donte shumë. Por unë nuk dija ndonjëherë kujt t’i besoja. Babit tim apo këtij babi që nuk më bënte të ndihesha mirë. Por me siguri që unë isha e gabuar sepse babi nuk po më rrihte, as po më dënonte dhe as më bënte për të qarë. Prandaj dhe unë mbaja lotët.
Edhe sonte, isha mësuar. Por një moment mendja ime tallej me mua dhe ajo më çoi bashkë me babin në një fushë të madhe të bukur me lulediej dhe babi i këpuste ato për mua. Në mëndjen time, babi më kërkonte të shihja përherë nga dielli sepse dielli, si lulediejt, do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur.
Por me siguri padashje, sepse babi im më do shumë”.
View this post on Instagram