Hilsn

Merkuri hyn ne shenjen e peshores, Meri Shehu paralajmeron shenjat: Ne rastin me te keq, mund te ndodhe qe te humbim…

Sot ne mesdite Merkuri kalon ne shenjen e Peshores. Kjo do te kerkoje qe te jemi me diplomat dhe te peshojme mire cdo gje para se te marrim nje vendim te rendesishem apo te themi fjalen e fundit.

Ajo qe do te kete me shume rendesi do te jete permbajtja dhe etika, duke u shprehur ne menyre sa me te bukur, pa krijuar tensione te panevojshme ne kete kohe te veshtire qe po kalojme, ku ruajtja e ekuilibrave eshte nje art me vete.

Ne rastin me te keq, mund te ndodhe qe te humbim plotesisht orientimin dhe te marrim vendime pa pasur nje baze te qarte.

Dikush mund te humbi vendin e punes, dikush tjeter mund te kete ndarje ne çift te gjitha keto prej komunikimit te pasigurt dhe keqkuptimeve apo pasigurise, gabimit ose dyshimit ne vendimmarrje dhe kjo mund te ndodhe per shkak te kendveshtrimit te veshtire qe Merkuri do te kete ne Peshore, ne lidhje me Jupiterin ne Gaforre.

Megjithate, do te kete edhe lidhje shume frymezuese me Uranin ne Binjake dhe Plutonin ne Ujor, te cilat do te sjellin mundesi per njohje te reja shume premtuese dhe zgjerimin e mundesive per takime dhe aktivitete te reja.

🔹Pesoret do te jene ne krye te listes per takime, njohje dhe bashkepunime te rendesishme. Por, as Binjaket dhe Ujoret nuk mbeten pas pasi ata do te perjetojne ndryshime te dukshme te mira ne jeten personale dhe rigjenerim te marredhenieve, si dhe mundesi per hapje te puneve te reja.

🔹Njefare nervozizmi mund te ndjehet nga Dashi, Gaforret dhe Bricjapet, te cilet do te kerkojne te rregullojne disa ekuilibra te prishur per te ecur perpara, si ne jeten familjare ashtu edhe ne karriere e partneritete.

🔹Shigjetaret do te bejne njohje spektakolare dhe do te kene nje jete sociale aktive dhe Luanet do te kene shume mundesi publiciteti.

🔹Peshqit dhe Virgjereshat do te perjetojne rritje dhe ekuiliber ne çështjet ekonomike.

🔹Akrepat dhe Demet duke pasur deshire te enderrojne dhe te krijojne, do ishte mire te nisin nje pune rigjeneruese me psikologjine dhe energjine e tyre per te arritur nje ekuiliber te brendshem.