Në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, familjarë, miq dhe kolegë të shumtë janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën
e fundit artistit të njohur Shemsi Krasniqi. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një zbrazëti të madhe në skenën artistike shqiptare, ku ai shërbeu me dekada me zërin dhe talentin e tij unik.
Në këtë ditë të vështirë, pranë familjes u panë njerëzit më të dashur të të ndjerit.
Djali i Shemsedinit ka pritur ngushëllimet e shumta, ndërsa i pranishëm ishte edhe nipi i tij, këngëtari Kastriot Grajçevci,
i cili nuk e ka fshehur dhimbjen për humbjen e dajës së tij, një figurë që ishte frymëzim edhe për karrierën e tij muzikore.Lamtumira e Shemsi Krasniqit bëri bashkë shumë emra të njohur të estradës, të cilët ndanë skenën dhe gëzimet me të për vite me radhë.
Mes të pranishmëve u panë reperi Gold AG, i cili ka shprehur gjithmonë respekt të lartë për vlerat e artistit, si dhe këngëtarët Ganimete Abazi e Mahmut Ferati. Artistët u panë tejet të prekur teksa kujtonin mikun dhe kolegun e tyre të çmuar. /Prive By Liberta Spahiu
@prive.libertaspahiu Ganimete Abazi e prekur teksa kujton me Mahmut Feratin të ndjerin Shemsi Krasniqi në varrimin e tij #ganimeteabazi #mahmutferati #shemi ♬ Sad Music – StoryTune







