Menaxheri i Gjestit, Bonart Ajvazi, së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale,
ku bën me dije se projekti muzikor i Gjestit, “Veshu ndrequ”, ka arritur plot 20 milionë klikime, një sukses i madh për këngëtarin nga Peja.
Por nga ana tjetër, këngëtari që fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova
dhe Big Brother VIP Albania, po kalon ditë të vështira bashkë me familjen.
Tashmë janë bërë më shumë se tre javë, që nga vdekja tragjike e vëllait të tij, Eldionit, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik me motor.