Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Mes lotësh dhe dhimbjes, i jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames!

    May 27, 20252 Mins Read Të Fundit

    Sot i jepet lamtumira e fundit një prej figurave më të njohura të jetës publike shqiptare, publicistit dhe intelektualit Artan Lame i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në mënyrë të parakohshme në moshën 58-vjeçare.

    Ceremonia e homazheve në nderim të tij do të zhvillohet pranë Akademisë së Shkencave, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do të kenë mundësi t’i bëjnë nderimet e fundit njeriut që për dekada kontribuoi në fushën e historisë, publicistikës dhe administratës publike.

    Po sot, Artan Lame do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

    Artan Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër, të cilën nuk arriti ta përballojë.

    Lame ishte një emër i njohur për publikun shqiptar si publicist, opinionist dhe studiues i pasionuar i historisë kombëtare. Ai ishte edhe koleksionist i një pasurie të rrallë me artefakte historike, si dhe një aktivist i palodhur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

    Karriera e tij në administratën publike nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, për të vijuar si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë viteve 2000-2002. Nga viti 2013 deri në largimin e tij nga jeta në vitin 2023, ai drejtoi institucionet e legalizimeve dhe më pas Kadastrën, duke lënë gjurmë në një nga proceset më të ndërlikuara të administrimit të pronësisë në vend.

    artan lame vdekje
    Previous ArticleNuk do e njihni më! Pas ndërhyrjes në sy, G Bani kryen dhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. (Foto)
    Next Article Ishte kritikuesi i saj më i madh gjatë BBVA, Ronaldo Sharka na befason me reagimin ndaj Eglit pasi nxorri kengen
    Të Fundit

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘TR0NDIT’ këto shenja: ‘Muaj Qershor do të jetë B0MBASTIK me vendime…’

    May 30, 2025

    ‘As zemra dhe as shpirti nuk e pranojnë dot vd*kjen tënde…’ Aksidenti i rëndë në Itali u merr jetën 2 të rinjve shqiptar: 19 dhe 29-vjeç.

    May 30, 2025

    Aksident i rëndë! 19 vjecari i merr jetën 39 vjecarit shqiptare, zbardhen detajet!

    May 30, 2025
    ShowBizi

    “Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti i dashuruar me…

    May 30, 2025

    Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

    May 30, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025
    Horoskopi

    Parashikimi i astrologës së njohur ‘TR0NDIT’ këto shenja: ‘Muaj Qershor do të jetë B0MBASTIK me vendime…’

    May 30, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025

    ‘Një ditë e trazuar dhe me shumë mundime…’ Horoskopi i ditës së sotme, ja cfarë ju pret!

    May 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Si t’i kuroni sëmundjet e syve me keto bimë mjekësore dhe do te…

    February 5, 2025

    Si të kuroni mykun me bimë mjekësore? Ylli Merja: Bimët më të fuqishme mjekësore antimykotike që mund të…

    March 1, 2025

    Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…

    January 9, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.