Shqipja dhe Gani Gërmia kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin.
Këtë herë debati i tyre nisi nga punët që duheshin kryer, Shqipja këtë javë është ‘kapitene e shtëpisë’ dhe i caktoi disa detyra Ganliut.
“E di unë se çfarë do të bësh ti, nuk e di ti se çfarë do të bësh, sot do të jap detyra ty, misionin e ke vetëm nga unë dhe Blerando, ne jemi kapitenë, ti do të urdhërohesh nga unë, mua mos më thuaj ec këtu, mësohu të flasësh”, i tha Shqipja me tone të larta.
Ndërkohë, Gani Gërmia ia ktheu duke i thënë se nuk do të merrej më me të, pasi nuk po arrijnë të kuptohen.
“Unë e kam emisionin sot, më duhet të përgatitem, mos ikë, më dëgjo, unë nuk merrem më e ty, mos bërtit, vjen e frustruar këtu”, i tha ai mes tjerash.
Theksojmë që tashmë mes banorëve kanë nisur përplasje të shumta, disa prej të cilave u diskutuan edhe gjatë natës së ‘Prime’ këtë të hënë .