Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    “Mjafton një lugë në drekë”, Ylli Merja zbulon përbërësin që i nevojitet personave mbi 40 vjeç

    December 17, 20243 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja.

    Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore.

    Mjeku popullor Ylli Merja ndan këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale.

    Ndërsa shpjegoj që në organizëm kemi dy lloje kolesteroli që në gjuhën popullore i cilësojmë si të mirë dhe te keq.

    “Grimca yndyrore të cilat kryejnë disa funksione në organizëm. Së pari merr pjesë në ndërtimin e strukturës qelizore, i jep qelizave fortësi dhe elasiticitet. Nëse këto i mbajmë brenda vlerave normale atëherë trupi punon kronologjikisht në mënyrë të sinkronizuar. Nuk ka asnjë problem. Nëse kjo si balancë fillon të na prishet pa diskutim që do të na ndodhin edhe sëmundje. Kolesteroli i keq quhet kështu sepse ka si funksion ta marri yndyrën ta coj në inde për t’u djegur dhe nëse nuk digjet, nuk shkatërrohet kthehet në ujë dhe energji, atëherë kolesteroli i mirë bën të kundërtën merr këtë yndyrë të patretur dhe e çon në mëlçi për ta djegur dhe mandej më pas kjo ta nxjerri jashtë” tha ai.

    Ndër të tjera specialisti i bimëve medicinale dha këto këshilla për të rritur kolesterolin e mirë në organizëm duke përdorur vetëm bimë medicinale.

    “Ushtrimet fizike që shtojnë qarkullimin e gjakut që ai pak kolesterol i mirë që është qarkullon shumë herë dhe e merr atë yndyrë që ka ngelur në periferi dhe e tret, hudhra mund të konsumohet dy herë në ditë esëll, farat e rrushit që t’i hedhim në ushqim dhe vaji i lirit” .

    Ai theksoi rëndësinë e analizave tek personat mbi 40 vjeç, ndërsa shpjegoi shenjat që na tregojnë se problemet shëndetësore që mund të kemi, vijnë për shkak të kolesterolit të lartë në gjak.

    Të gjithë meshkujt mbi moshën 40 vjeç është mirë që të bëjnë një analizë të gjakut, të gjitha femrat mbi moshën 45 vjeç është mirë të kontrollojnë kolesterolin.

    “Nëse kemi nxirje të këmbëve ose kapilarë të zinj, një mavijosje kemi një paralajmërim që kemi një isuficence kardiake për shkak të mosqarkullimit të mirë të gjakut. Gjithashtu cdo njeri që ndjen një shtrëngim në gjoks, një ndezje të kraharorit, padiskutim që duhet të shkojë tek mjeku dhe të bëj ekon e zemrës, dhe të ndryshojë dietën ushqimore” shpjegoi ai për Report TV.

    Kolesteroli i lartë në gjak sjell një sërë problematikash, duke përfshirë edhe një ndikim në tensionin e lartë. Përpos bimëve medicinale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ai sygjeroi edhe bimë që ndihmojnë në uljen e tensionit.

    “Mund të themi që molla e egër e cila përmban me shumicë acidin malik dhe nëse e përdorim si çaj do të përfitojmë një freskim të arterieve, fillojmë të forcojmë muskulaturën e zemrës. Duhet të konsumojnë në gjellën e drekës 1 lugë gjelle uthull” .

    Nëse kemi tension të lartë që vjen papritur, në mënyrë të menjëhershme duhet të marrim 5-6 litra ujë të nxehtë dhe të fusim këmbët në të, një çaj me limon dhe dy thelpi hudhër dhe tensioni ulet në mënyrë të mënjëhershme, mund të marrim pak spec djegës e fusim posht gjuhës , sepse zgjeron enët e gjakut. Mund të përdorim një gotë caj hibisku, petalet e këtij trëndafili të kuq janë të mrekullueshme për të ulur tensionin në mënyrë të menjëhershme. Një lugë gjelle uthull hudhre në një gotë ujë do të ketë një rezultat të mrekullueshëm në uljen e tensionit në mënyrë të menjëhershme” këshilloi mjeku popullor.

    Ylli Merja
    Previous ArticleGabimi më i madh nuk qëndron te ushqimi, Ylli Merja zbulon “recetën” për të humbur 5 kg në muaj
    Next Article Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja si mund të kurohet kolesteroli përmes uthullës së mollës e çajrave bimorë brenda një kohe të shkurtër
    Të Fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar në Zl! Humb nënën e tij (Foto)

    May 14, 2025

    Zbulohet ARSYEJA MADHORE e largimit të Albës dhe Limit nga Ferma Vip???

    May 14, 2025

    ‘Hera e dytë që fitojë pa nënën time…’ Edi Rama emocionon me fjalimin e tij për fitoren e emandatit të katërt

    May 14, 2025
    ShowBizi

    Zbulohet arsyeja pse u larguan nga Ferma VIP, Alba e Limi? Ja cfare flitet

    May 14, 2025

    Rama dedikim prekës për babanë dhe nënën e ndjerë: I tërhoqën nga varri ata, por sot e…

    May 14, 2025

    Numërohen më shumë se 100 mijë zarfe nga diaspora, ja rezultatet…

    May 14, 2025
    Horoskopi

    Deri në fund të muajit, 2 shenjat e horoskopit që do të përmirësohen financiarisht dhe emocionalisht

    May 14, 2025

    Dikush do vuaj e do qaj, dikush do qesh e do gëzojë/ Horoskopi për sot, ja cfarë ju pret!

    May 14, 2025

    A jeni ju pjesë e tyre? Këto dy shenjave të horoskopit do t’u mbushen xhepat dhe do iu plotësohet zemra!

    May 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon me ne fund si të luftoni mykun me bimët mjekësore…

    January 30, 2025

    Specialisti Ylli Merja : Zorra e trashë ‘truri i dytë’, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve nervore, ja si ta kuroni me bimë medicinale

    January 3, 2025

    Vuani nga variçet? Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja kura me përbërës natyral që bën ‘mrekullinë’ dhe shmang…

    December 18, 2024
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.