Hilsn

Mjeku Luçiano Bardhi: Përdorni këto ushqime nese doni qe te shpëtoni nga kapsllëku

Mjeku Luçiano Bardhi është shprehur:

“Për konstipacionin, do të përmendim disa bimë mjekësore dhe ushqime që ndihmojnë në trajtimin e tij, si dhe disa drithëra.

Drithërat e përpunuara shpesh shkaktojnë konstipacion të lartë.

Për shembull, buka e bardhë, buka e zezë e përpunuar dhe majaja përmbajnë shpesh glifozate.

Glifozatet janë pesticide që mund të ndikojnë negativisht në tretje.

Cilat janë disa produkte që mund të ndihmojnë?

Vaji i anasonit – është shumë i dobishëm për tretjen.

Çaji jeshil kinez – një çaj shumë efektiv për këtë problem.

Kompostoja e kumbullës dhe kajsitë e thata – janë fantastike për lehtësimin e konstipacionit.

Lëngu i mollës dhe lëvoret e mollës – janë burim i mirë fibrash, të cilat ndihmojnë tretjen.

Uji i ngrohtë me limon – nëse pihet çdo mëngjes, është shumë efektiv.

Gjithashtu, çajrat si çaji i anasonit, çaji i sherebelës dhe rozmarinës janë të dobishëm.

Pra, çdo mëngjes, një gotë ujë të ngrohtë me limon është një mënyrë fantastike për të nisur ditën dhe për të ndihmuar tretjen.”

×