Hilsn

Momente drithëruese! Pas 1 muaji trupi i Jurgenit gjendet dhe nxirret nga uji, i vëllai shpërthen në lot e britma

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e tij.

Trupi i Karajt u lokalizua pranë fshatit Urakë, gjatë një patrullimi me gomone të forcave të ushtrisë.

Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerit, ndërsa vëllai i Karajt shpërtheu në lot kur pa trupin e tij të vendosur në automjetin e morgut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit të 10 janarit, kur automjeti që drejtohej nga Andi Losha, 24 vjeç, dhe ku pasagjer ishte Jurgen Karaj, ra në përroin e Darsit.

Sipas policisë, Losha u largua nga vendi i ngjarjes pa njoftuar autoritetet dhe pa ofruar ndihmë për pasagjerin, i cili u mor nga rrjedha e ujit.