Hilsn

‘Mori në qafë nënën e saj…’ flasin dëshmitarët pas aksidentit me vd*kje në vend ‘Gruaja e tij ishte shtatëzënë…’

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Nga përplasja mes dy automjeteve ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeçe, Marjana Kovaçi, ndërsa vajza e saj, Laureta Mali, që ndodhej në timon, dhe një tjetër pasagjer, kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi nga drejtuesja e mjetit tip BMW, e cila ka kaluar vijat e bardha në një kthesë, duke mos respektuar sinjalistikën rrugore.

Në këtë moment, është përplasur me një automjet tjetër tip Citroen, me drejtues një shtetas të huaj me kombësi britanike, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja shtatzënë.

Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, rezulton se drejtuesja e BMW-së ka bërë një parakalim të rrezikshëm në një segment me kufizime të qarta qarkullimi. Manovra e saj është cilësuar si shkaktari kryesor i përplasjes fatale që i mori jetën nënës së saj dhe rrezikoi seriozisht jetën e pjesëtarëve të tjerë të familjes, motrës dhe babait.

Dëshmitarët theksojnë se mjeti Citroën kishte ndezur sinjalin për t’u kthyer dhe po lëvizte brenda normave të lejuara, ndërsa BMW-ja e ka goditur në mënyrë të papritur dhe me shpejtësi të lartë.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar përgjegjësitë ligjore dhe për të marrë në shqyrtim pamjet filmike apo dëshmitë e tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen përfundimtare të shkaqeve të aksidentit.

Dëshmitari 1 flet për “JOQ”:

“Isha ne vendngjarje pas makinave qe u aksidentuan dhe nuk pati faj makina Citroen por vete drejtuesja e Bmw pasi beri parakalim te gabuar tek vijat qe nuk duhej te hynte faree me parakaloi makine time e me shpejtesi beri gabimin fatal qe i mori jeten nenes se saj. Nuk respektojne rregullat e qarkullimit shume shofer e shofere. Per nje 2 minutesh me shume nuk i pritej por beri ate qe beri dhe mori ne qafe nenen, veten, motren e baben qe fatmirsisht shpetuan po si kur te kishin humb jeten e ato , ja cfare ben nje pakujdesi. Vajzat ishin perpara kurse te dy prinderit mbrapa pasi ndaluam ne vend menjeher sapo u perplasen”.

Dëshmitari 2 flet për “JOQ”:

“Fajin nuk e kishte turisti per kete ta keni te sigurt. Fajin e kishte te tere shoferja me BMW sepse e prakaloi ajo skishte te drejte ta bente ate gje sepse ne rruge ishin vizat ku tregonin qarte qe nuk duhej te kalonte ne ate krah sepse kishte kthese. Turisti ishte shum ne rregull sepse kishte ndezur sinjalin per tu kthyer e pash vet me syte e mi ngjarjen qe nga momenti qe ndodhi aksidenti e der sa dolen te plagosurit. Shoferja mori me qaf mamane e saj. Po shyqyr zoti si ndodhi gje pasagjerve qe kishte plus dhe turistit ai i shkreti kishte dhe gruan shtatzan”

×