Me dhjetra qytetareë kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë, pas videoskandalit të publikuar një natë më parë, ku një edukatore ushtronte dhunë ndaj një 3-vjeçareje duke i thyer këmbët.
Me parrulla në duar, gra, fëmijë dhe të rritur kanë dalë në protestë ditën e sotme, duke kërkuar mbrojtje ndaj të miturve, të cilët jo pak herë dhunohen barabarisht në institucionet ku ata duhet të mbrohen.
Kujtojmë që një natë më parë në një emision investigativ u treguan pamjet skandaloze brenda kopshtit privat “Stinët’ ku një edukatore rrihte një 3-vjeçare duke i thyer këmbën.
Ishin prindërit e vogëlushes të cilët denoncuan rastin, ndërkohë që ditën e sotme edukatorja është shoqëruar në polici, ndërsa Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e kopshtit privat./AlbEu.com/