Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për lansimin e projektit të saj më të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fragment të këngës.
“A ca po vjen, ca po vjen”, shkroi këngëtarja në postimin e saj në ‘InstaStory’.
Për më tepër, ajo që pikasi vëmendjen e të gjithëve ishte teksti i këngës së saj të re që dukej mjaft pikant.Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku
“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti i këngës që do të sjellë Xhensila.
Disa mund të spekulojnë se me këto fjalë mund të ketë thumbuar Bes Kallakun, duke qenë se për muaj çifti spekulohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Madje, javë më parë u raportua se dyshja kanë filluar procedurat për divorc.