Hilsn

Moti i keq shkakton KAOS në vendin fqinj, përmbytje dhe rrebeshe të forta!

Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur Messolonghinë në Greqi,

duke sjellë përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit.

Reshjet gjithashtu kanë prekur edhe qytetin e Aitolikos.

Raportohet se uji i rreshjeve tashmë ka hyrë brenda në banesa dhe ka përmbytur automjetet në rrugë.

Burimet lokale kanë njoftuar se në shumë zona po vërehen problematika me qarkullimin, duke e bërë të rrezikshëmë kalimin me në rrugë me makinë.

Në këtë situatë, iu është bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

×