Hilsn

MOTI PER SOT: Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash! Në këto zona pritet të nisin reshjet e dëbores

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me

intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.

Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë. Ne majat e maleve do te shfaqen dhe reshjet e debores.

Era do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.

Ndiq SHMU për përditësime të sakta mbi motin!

 

 

×