Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur kur…

January 23, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Fara e zezë, nga kultivimi i fermerëve vendas tek prodhimi i vajit, përdorimet dhe sëmundjet që shëron

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore.

Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organizmin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative.

Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak.

Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera?

Në rubrikën ”Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore tregon përdorimet e farës së zezë, efektet e saj magjike në organizëm si dhe sëmundjet që shëron.

“Fara e zezë, shëruesja e madhe që dhuron shëndet” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me veçoritë botanike të kësaj bime të mrekullueshme për shëndetin tonë.

“Fara e zezë pëlqen tokat ku rritet gruri, toka gëlqerore. Rritet në lartësinë 40-60 cm, ka kërcell të lëmuar, gjethe të ndara si shirita, ndërsa lulet janë ngjyrë qielli në të bardhë. Ka 5 petale e shumë nënpetale, thekë dhe pistil. Lulëzon në muajin maj, ndërsa frutifikon dhe piqet në qershor-korrik. Frutat janë kapsula me nga 3-7 folikula të bashkuara. Mbillet në rreshta 24 cm larg njëra-tjetrës, një dynym do 2-2.2 kg fara dhe rendimenti shkon 80-100 kg/dynym” thekson Merja, duke treguar se kjo farë dikur nuk njihej fare nga fermerët vendas, madje shpesh hidhej pa i kushtuar rëndësi, ndërsa sot kjo farë ka shumë kërkesa për prodhim dhe përdorim.

“Përbërësit kimikë të farës së zezë si Omega 3, Omega 6, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E dhe shumë përbërës biokimik me veti antioksiduese, antimykotike, antibakteriale, antikancerogjene si dhe aminoacide, bëjnë që fara e zezë sot të quhet ndryshe dhe ‘fara me efekte magjike’, pasi është fuqizuese në funksionin e organeve të brendshme, ndërsa prezenca e acidit stearik dhe linoleik, ndikon në frenimin e plakjes së organizmit” tregon Merja duke theksuar se përdorimi i farës së zezë bën me të vërtetë një mrekulli në organizëm, pasi çtoksifikon të gjitha organet e brendshme, i pastron dhe kjo bën që çdo organ të funksionojë në mënyrë perfekte “Po funksionojë çdo organ mirë, sëmundja nuk ka vend në trupin e njeriut” nënvizon Ylli Merja.

Dozat e përdorimit të farës së zezë, ashtu si dhe për çdo bimë apo produkt tjetër, janë shumë të rëndësishme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.

“Të rriturit konsumojnë 1 lugë supe në ditë më fara të coptuara. Vaj 2-3 lugë çaji në ditë pihen 10-15 minuta para buke. Ndërsa fëmijët në varësi nga mosha nga 1/3 deri 1/2 e dozës së të rriturve” thotë specialisti Merja.

Por në cilat sëmundje Fara e zezë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, gërshetuar e kombinuar me produkte të tjera, Ylli Merja rekomandon:

– Si përbërës i ushqimit të mëngjesit një lugë supe me fara në kos
– Për problemet e mushkërive: Mjaltë, farë e zezë 200 gr, xhinxhër 100 gr, jamball 10 gr. Përzieni sa të shkojnë 630 ml. Konsumohet 2×1 lugë supe në ditë
– Për dhimbje koke, migrenë: Pini 3 x 1 lugë çaji në ditë, lyeni qafën dhe skalpin e kokës 1 herë në ditë
– Për rënie floku lyejeni skalpin 2-3 herë në javë
– Për bronkit, virozë, kollë: Në 1 lugë supe vaj fare të zezë shtoni 6-8 pika vaj dafine dhe lyeni kafazin e kraharorit 1 herë në ditë. Pini 3×1 lugë çaji në ditë 15 minuta para buke
– Për normalizimin e tensionit: Pini 2 x 1 gotë uji me 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji me vaj fare të zezë
– Për lëkurën e ashpërsuar dhe puçrra në fytyrë: Në 1 lugë supe me vaj fare të zezë shtoni 6-8 pika vaj livando
– Për largimin e acidit urik pihen 2 x 1 lugë çaji në ditë
– Për ndalimin e të vjellave apo për përmirësimin e oreksit pini çaj nenexhiku 2-3 gota në ditë dhe 2 x 1 lugë çaji farë e zezë vaj
– Për dhimbjet reumatizmale: Vendosim në kyçet që dhembin kompresa me uthull molle. I lëmë 10-15 minuta, pasi heqim kompresën lyejmë kyçet me 1 lugë gjelle vaj fare të zezë dhe 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj dafine
– Për vitiligo: Përzieni 10 ml uthull molle dhe 1 tetraciklinë. Lyejmë vatrat me vitiligo, pasi thahen vendosim 10 ml vaj fare të zezë dhe 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj livando
– Për acarimet gjinekologjike: Shpëlajmë zonën e irrituar me çaj kamomili dhe rigoni. Lyeni zonën me vaj fare të zezë, 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj liri
– Për diabetikët, të konsumojnë 1 lugë supe në ditë me fara të zeza të bluara
– Për anemikët, gjithashtu të konsumojnë 1 lugë supe në ditë fara të bluara
– Për potencën mashkullore: 100 gr farë e zezë, 100 gr arra, 2 cc esencë konopice, 100 gr fara chia dhe mjaltë sa të mbushet kavanozi 600 ml.

Fara e Zeze Ylli Merja
Previous ArticleSimptomat e heshtura që tregojnë problemet në veshka tek fëmijët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja me…
Next Article Trëndafili i egër ‘thesar’ i natyrës që kuron shumë sëmundje, ‘bombë me vitaminë C’ / Ylli Merja tregon si te perdoret per…
Të Fundit

Aksident i rëndë rrugor këtë të Diel! Humb jetën një person

June 1, 2025

Ngjarje e rëndë në Tiranë, humb jetën punëtori i ndërtimit!

May 31, 2025

Arbana Osmani rrit temperaturat në rrjet! Fotoja e saj me b*kini po bënë NAMIN!

May 31, 2025
ShowBizi

“Mund të bëhet një armik i padukshëm…”/ Horoskopi për muajin qershor 2025: Mos luaj me ndjenjat e të tjerëve

June 1, 2025

Gjesti e përshëndeti me këtë video, Egli bën reagimin e papritur

June 1, 2025

Kënga “Jetë” është dedikim për Gjestin? Flet Egli Tako

June 1, 2025
Horoskopi

“Mund të bëhet një armik i padukshëm…”/ Horoskopi për muajin qershor 2025: Mos luaj me ndjenjat e të tjerëve

June 1, 2025

Fillime të reja dhe mundësi të mëdha për këto shenja të Horoskopit!

May 31, 2025

A jeni gati për një sezon veror të PAHARRUESHEM? Këto 4 shenja të bëhen gati për DITE TE BUKURA!

May 31, 2025
Këshilla Shëndeti

Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…

January 9, 2025

Pa dieta drastike, mjeku popullor Ylli Merja përgatit çajin bimor që ju ndihmon të rrëzoni disa kg në muaj

December 19, 2024

Sëmundjet e veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Trajtimi me bimë mjekësore sipas Ylli Merjas

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.