Hilsn

Na i preku zemrat! Stenaldo rrëfen historinë e tij të dashurisë, nuk i ndalen lotët

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisede të ndjerë me Stinen, ku ka ndarë emocionet dhe përjetimet e tij personale.

Ai ka treguar se ka përjetuar një dashuri shumë të madhe për një vajzë një ndjenjë që, sipas tij, e kishte përfshirë aq thellë sa e kishte shkëputur nga gjithçka tjetër përreth.

Gjatë rrëfimit, Stenaldo u shpreh se në atë periudhë ishte i zhytur në ndjenjat e tij, deri në pikën që humbiste orientimin dhe nuk i kushtonte më rëndësi asgjëje tjetër përveç dashurisë që po përjetonte.

“Kam qenë në një moment shumë i dashuruar me një vajzë… kthehesha një ditë me tren, nga ata të shpejtët, dhe kaloja nga Boni. Ishte nga këta trenat dykatësh, me dhoma. Rastisa në një dhomë me një zotëri. U futa brenda dhe u ula në kabinë me ta, biseduam shumë,” rrëfeu ai.

Por ajo që e bën këtë histori edhe më prekëse është gjendja emocionale në të cilën ndodhej Stenaldo.

“Isha aq i dashuruar sa s’doja ta dija se çfarë ndodhte, as ku hipja, as ku zbrisja, as ku vritesha,” tha Stenaldo.

×