Hilsn

NAMI I LEKUT! Ish banorja e BBVA tregon shifrën marramendëse që merr nga Instagrami!

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ishte e ftuara e parë e këtij sezoni të emisionit “Wake Up”.

Influencuesja e njohur foli për projektet e saj televizive si dhe për jetën e saj personale.

Rizarta u pyet edhe në lidhje me fitimet që ajo merr nga puna e saj si influencuese, nga postimet në Instagram. Ajo u shpreh se ‘ka aq fitime sa e ka punë të plotë dhe gjithë energjinë e saj e shfrytëzon aty”.

Ti je influencuese dhe e shfrytëzon Instagram-in tënd.

-Patjetër, është puna ime

Ke shumë fitime nga kjo gjë?

-Po, aq fitime sa e kam punë të plotë dhe gjithë energjinë time e investoj këtu.

Ke një shifër që mund t’a ndash me ne, sa mund të fitojë një influencere si ti me aq ndjekës që ka, në muaj?

-Minimalisht 4 mijë euro në muaj, pastaj varet sa aktive është.

×