Ronaldo Sharka ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në Instagram blerjen më të fundit, një Audi RS Q8 super luksoz, që vlerësohet me qindra mijëra euro.
Ai është shfaqur pranë makinës me një buzëqeshje plot vetëbesim dhe një stil, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Përveç urimeve dhe komplimenteve të shumta, nuk kanë munguar as komentet kritike dhe dyshimet.
Një ndër to që ka rënë në sy ka qenë një koment i një ndjekësi qe shkruan:
“A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje.”
Duket se ndjekësit janë ndarë në dy grupe, mes atyre që e urojnë për suksesin dhe atyre që dyshojnë për burimin e të ardhurave të tij.
View this post on Instagram