Ndodh dhe kjo në vend! Pronari i agjencisë f*nerale shkonte në v*rreza e ua vidhte pllakat e mermerit v*rreve, më pas i shiste sërish

0

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në qytetin e Maliqit ku një qytetar ka rënë në prangat e Policisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Varrezat”, është bërë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit me ininciale B.M, pronari i një agjencie funerale.

Ky shtetas, akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka vjedhur pllakat prej mermeri dhe graniti në varrezat e qytetit. Pasi i merrte 48-vjeçari i çonte në punishten e tij dhe më pas i shiste.

×