Disa javë më parë, këngëtari Gjesti, në një nga koncertet e tij, habiti publikun pasi puthi një bluzë me foton e tij dhe Eglit, të cilën ia dha një prej fansave.
Momenti u bë menjëherë viral dhe u mor si sinjal se mes tij dhe Eglit mund të ketë ende një lidhje, edhe pas përfundimit të Big Brother VIP 4.
Mbrëmë, të njëjtën gjë e bëri edhe Egli Tako.
Nga skena, para se të puthte një bluzë në të cilën ndodhej një foto e Gjestit, Egli tha: “E keni bërë Part 2-shin? Unë do ta puth, se jam mësuar t’ia kthej puthjet”.
Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, me brohoritje dhe duartrokitje, duke e kthyer momentin në një tjetër episod të shumëpërfolur të kësaj romance që vijon të mbetet në qendër të vëmendjes.