Opinionisti Arjan Konomi kohët e fundit përveç vendeve të ndryshme në botë ka eksploruar edhe me ‘look-un’ e tij.
Ai ka folur së fundmi i ftuar tek “Rudina” gjatë e gjërë për ndryshimet që ka bërë, të cilat janë komentuar pafund nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
“Po kanë ndodhur ca ndryshime. Është folur shumë dhe mua më vjen për të qeshur dhe kënaqem edhe me komentet se ne shqiptarët shquhemi për të bërë komente edhe pikante, ngacmuese, ironizuese.
Një fantazi që duhet të vijë nga folklori popullor i dikurshëm që kemi patur shumë të pasur dhe tani është transformuar në këto komente. Më vjen për të qeshur ndonjëherë dhe qesh duke i lexuar, por nuk merrem me gjëra të vogla ndërkohë që…
Po kam bërë flokët në radhë të parë. Jam me flokët e vëna, të miat për herë të parë pas një jete dhe shpëtova se vetëm qerosët më kuptojnë se çfarë do të thotë për meshkujt.”