Aktorja e njohur Olta Gixhari ka organizuar një festë tejet të veçantë për ditëlindjen e djalit të saj, Amarit.
Gjatë festës nuk munguan as momentet e ëmbla pranë bashkëshortit të saj,
Dorit me të cilin u shfaq më e lumtur se kurrë, shkruan “Kosovarja”.
Ndryshe nga zakonisht, ku Olta zgjedh të ruajë privatësinë e partnerit të saj,
këtë herë ajo ndau imazhe të bukura, duke emocionuar ndjekësit.
Festa ishte një reflektim i dashurisë dhe harmonisë familjare, ku çdo detaj tregonte përkushtimin e Oltës si nënë dhe bashkëshorte.