Hilsn

Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

Dy vajza, 20 dhe 22 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë.

Viktimat janë motrat Ela, 22 vjeç dhe Rozina Dhimaku, 20 vjeç nga Delvina.

Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.

Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rozina Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarja Zhupa, ka mbetur e plagosur rëndë.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

×