Jori Delli dhe Fred De Palma janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit, dyshja po shijojnë prej muajsh tashmë romancën e tyre, ndërsa momentet më të ëmbla i shohim në postimet në rrjete sociale.
Modelja shqiptare madje e ka prezantuar reperin me vendlindjen e saj.
Fred De Palma qëndroi pak ditë në bregdetin tonë të bukur për pushime me Jorin madje pak ditë më vonë ata u panë duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit më të dashuruar se kurrë.
Por duket se gjërat së fundmi janë bërë serioze, prej ditësh aludohet se modelja dhe reperi italian janë fejuar, ndërsa dyshimet u shtuan me një veprim të fundit të Jorit.
Ajo ka shpërndarë në Instastory disa foto të saj me të ëmën në shoqëri të reperit i cili po kalonte pak kohë në kuzhinë me ‘vjehrrën’ e tij.
Jori madje ka pyetur të ëmën nëse është e gëzuar për djalin që ajo ka në krahë dhe ajo i është përgjigjur me plotë bindje: Po Jori.