Ditën e sotme, Einxhel Shkira ka vendosur që të dalë në një takim romantik me partnerin e saj, Dagz.
Në një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, Shkira e cila është nëna e një djali së bashku me Dagz, ka shfaqur Dj e njohur teksa luan me lojrat e tij në telefon, ndërkohë që drekojnë të dy.
“Nëse rastësisht lexoni ndonjë ditë, ndonjë lajm që unë dhe Dagz jemi ndarë, po jua them paraprakisht se kush do të jetë motivi”, thotë këngëtarja ndërkohë që filmon Dagz teksa luan lojra me telefonin e tij, që me shaka ai thotë që po luan bixhoz.
“Unë flas për çështje ekzistencialiste ndërsa ky luan me “jackpot”. O shpirt po shko tek ato makineritë, luaj tamam të paktën. Ta di që po më lë për bixhoz se aty nuk fiton asgjë. Bixhozxhi”, thotë më tej Shkira në videon e publikuar në InstaStory.