Më 7 shtator, qielli do të sjellë një fenomen të rrallë astronomik: eklipsin total të Hënës, i njohur si “Hëna e Përgjakur”.
Nga Tirana, ai do të shihet qartë në kulmin e tij pas orës 20:10 dhe do të zgjasë deri rreth orës 23:00.
Ky fenomen ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e zhytur atë në hijen e saj. Për shkak të shpërndarjes së dritës në atmosferën e Tokës, Hëna merr një ngjyrë të kuqërremtë, duke krijuar pamjen e veçantë që njihet si “Hëna e Përgjakur
Pamja e rrallë e “Hënës së Përgjakur” pritet të tërheqë vëmendjen e astronomëve dhe qytetarëve, të cilët do të kenë mundësi ta shohin qartë fenomenin nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera të Evropës.
Përveç aspektit shkencor, eklipsi lidhet edhe me interpretime astrologjike. Sipas astrologëve, ndikimi i eklipsit do të ndihet ndryshe në secilën shenjë, por tre prej tyre do të jenë më të prekura:
Virgjëresha
Eklipsi ndikon drejtpërdrejt në fushën e marrëdhënieve. Shumë mund të mbyllin kapituj të vjetër ose të forcojnë lidhje që kanë vërtet kuptim, duke nisur një fazë të re riorganizimi personal.
Ujori
Fenomeni ndriçon çështjet financiare dhe vlerat personale. Kjo periudhë është e favorshme për të rivlerësuar burimet, marrëveshjet apo mundësitë e reja në biznes dhe për të ndërtuar një ndjenjë më të fortë vetëbesimi.
Peshqit
Si shenja ku ndodh eklipsi, ata do të jenë protagonistët kryesorë. Hëna e Gjakut sjell transformim të thellë dhe nevojë për autenticitet. Shkëputjet nga marrëdhënie apo zakone që nuk kanë më vlerë janë të pashmangshme, duke hapur rrugën për një fillim të ri personal.