Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të bërë parashikimin e horoskopit për muajin tetor. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli paksa edhe për sportin dhe politikën.
Enxhi: Më 12 tetor, ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për Kampionatin Europian. Si e parashikon?
Meri: Po nuk më gjetët mua biletë, nuk ka
Enxhi: Nuk kemi as ne, por n’a thuaj si është ajo ditë për ndeshjen Shqipëri-Çeki
Meri: Hëna e Re ndodh më datën 14, kështu që nuk është akoma e çliruar rruga dhe nuk është kaq e pastër. Unë gjithmonë i uroj fitoren Kombëtares. Herën e parë dolëm barazim me Çekinë.
Blendi: Po kështu arrestime? Se dalin e thonë ‘Metamorfoza 2, arrestime të mëdha, SPAK’.
Meri: Ky muaj ashtu është, çfarë nuk do dëgjoni, sepse Peshorja ka të bëjë me diplomacinë, shumë planetë aty që përplasen me Plutonin, mund të kemi shumë ndryshime portash, energjish. Në fushën e drejtësisë. Peshorja me atë merret zakonisht dhe me drejtësinë. Kur futesh në një gjykatë, ke peshoren si simbol. Këtë muaj Peshorja përballet me Plutonin, domethënë me ndryshime të mëdha, rrënjësore, të pakthyeshme, të patjetërsueshme ose “Metamorfoza” shumë të mëdha.