Hidratohuni nëse nuk doni që t’ju bëhet truri si rrush i thatë.
Kur nuk pi mjaftueshëm ujë, truri yt fillon të humbasë formën e tij dhe në fakt zvogëlohet, ashtu si një rrush që thahet e bëhet rrush i thatë.
Kjo tkurrje ndodh sepse truri është tejet i pasur me ujë dhe pa lëng të mjaftueshëm, nuk mund të ruajë madhësinë normale ose të punojë me fuqinë maksimale.
Kur truri dehidratohet, mesazhet ngadalësohen, përqendrimi bie dhe ti ndihesh i turbullt ose i marramendshëm.
Me kalimin e kohës, dehidratimi kronik mund të dëmtojë kujtesën dhe ta bëjë më të vështirë të mësosh gjëra të reja.
Pirja e ujit nuk është vetëm për të shuar etjen por është mënyra se si i mban qelizat e trurit të mbushura, lidhjet të forta dhe mendjen të mprehtë, ashtu brisk, siç themi ne .
Në mjekësinë japoneze (sidomos në Kampo, mjekësia tradicionale japoneze e zhvilluar nga mjekësia kineze), hidratimi nuk shihet vetëm si “pirje e ujit” por si një ekuilibër i lëngjeve trupore (“Sui” ose “Mizu”).