Ngjarja e fundit: 70-vjeçari ndërron jetë në ‘Llixhat e Peshkopisë’, pëson arrest kardiak

0

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në llixhat e Peshkopisë. Sipas raportimeve nga policia, 70-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.06.2025, rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

×