Ngjarja e fundit ne vend: QëIIoi veten me a*më, cobani dergohet urgjentisht ne spital

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Bolenë të Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur nga një armë gjahu.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari, i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu të llojit çifte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e stanit ku ai qëndronte, ndërsa rrethanat e plota të incidentit ende nuk dihen.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

×