Ngjarje e rëndë! Bien nga lartësia 2 punëtorë ndërtimi, zbardhen detajet e para!

0

Dy aksidente në punë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në kantieret e ndërtimit të pallateve në Tiranë, ku dy punëtorë u plagosën pasi ranë nga lartësia.

Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në rastin e parë, nën hetim është vënë A. Ç., 46 vjeç, administrator i një firme ndërtimi, pasi punëtori Q. B., 43 vjeç,

ra nga lartësia e një objekti dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në rastin e dytë, u procedua penalisht E. M., 33 vjeç, përgjegjës sigurie, pasi gjatë punës u aksidentua punëtori B. H., 46 vjeç,

i cili po ashtu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

×