Një 37-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të marte.

Burime për mediat bëjnë me dije se i riu, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije për mediat ka humbur jetën në liqenin e Shkodrës.
Mësohet se ai ka hyrë për tu larë, por fatkeqësisht ka pësuar arrest kardiak. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet më tej një njoftim zyrtar.