Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pezë të Tiranës ku një shtetas është gjetur i pajetë.
Sipas policisë mësohet se rreth orës 11:20 të kësaj të premte, familjarët kanë gjetur të vetëvarur 67-vjeçarin me ininciale N.P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 11:20, në fshatin Pezë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi N. P., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Policia e Tiranës.