Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë ku një 54-vjeçar është gjendur i pajetë.

Sipas raportimeve, viktima me inicialet K.N., është vetëvarur dhe u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij.
Motivet që kanë çuar 54-vjeçarin të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes janë ende të paqarta ndërsa ka reaguar edhe policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 14:40, në fshatin Shumicë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. N., 54 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.